Albspirit

Media/News/Publishing

Mark Zuckerberg del para një gjykate në Dallas

Mark Zuckerberg pritet të dalë para një gjykate në Dallas, për të mbrojtur kompaninë e tij në lidhje me disa akuza që kjo e fundit ka vjedhur teknologjinë realitetit virtual.

Zenimax Media, ka paditur Facebook për 2 miliardë dollarë.

Zenimax ka deklaruar që zbulimet e hershme të Realitetit Virtual janë kopjuar ilegalisht kur Oculus ka filluar të ndërtoj pajisjen për kokë “Riff”.

Facebook ka blerë Oculus në vitin 2014, e cila shihet si një pjesë e rëndësishme e strategjisë se kompanisë për dhjetë vitet e ardhshme.

Sipas disa burimeve bëhet e ditur që Zuckerberg do të mbrohet para gjykatës, me atë që Zenimax ishte e ngadaltë në vlerësimin e potencialit të Realitetit Virtual dhe se ishte puna e Oculus që e ka bërë të vlefshme teknologjinë si e njohim sot.

Please follow and like us: