Albspirit

Media/News/Publishing

Moska e quan sharlatan ish spiunin britanik që e shkroi dosjen ruse të Trumpit

Akuzat se Rusia kishte kryer sulme kibernetike në SHBA gjatë zgjedhjeve presidenciale janë të sajuara, ka thënë sot ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Në një konferencë për media, Lavrov po ashtu tha se agjencitë e inteligjencës të SHBA-së të cilat tentuan të dëshmonin se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, kishte lidhje me Rusinë, nuk prodhuan rezultat dhe si pasojë duhet të shkarkohen, transmeton Express.

Për më tepër, Lavrov e përshkroi si sharlatan ish spiunin britanik i cili përgatiti dosjen për lidhjet e dyshuara të Trumpit me Rusinë.

Please follow and like us: