Pallatet pa hipotekë/ “Si përfitojnë legalizim 30 mijë familje. Afatet dhe tarifat”
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ka sqaruar sot rrugën që duhet të ndjekin të gjithë qytetarët që duan të legalizojnë apartamentet e tyre në pallate pa leje ndërtimi ose në shkelje të lejes së ndërtimi. E ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në “News 24”, Gjermeni sqaroi se çfarë përfshin vendimi i qeverisë dhe se si do mund të fitojnë 30 mijë familje në të gjithë vendin.
Sipas Gjermenit, i gjithë procesi i legalizimit do të jetë falas dhe gjithë procedura do të ndiqet nga AULIZNI, mjafton që pronarët e shtëpive të dorëzojnë pranë agjencisë dokumentet që do t’u kërkohen nga punonjësit e ALUZINI-t për rastet kur dosjet janë të pa plota.
“Vendimi synon t’i krijojë hapësirë qytetarëve që të legalizojnë objektin e tyre dhe më pas ta hiptekojnë, pra të gëzojnë pronën e tyre, një apartament që kanë vite që e kanë blerë. E vetmja tarifë që do të paguajnë pronarët e 30 mijë shtëpive që përfshihen në këtë proces është tarifa e hipotekës për regjistrimin e objekteve të legalizuara, 5000 lekë”.
Duke iu referuar vendimit të qeverisë, ministrja tha se janë 1320 pallate në këtë gjendje, në total 30 mijë familje, 700 prej tyre vetëm në Tiranë.
Gjermeni sqaroi edhe procedurat që duhet të ndjekin qytetarët. “Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave përgjegjësia është e ALUIZN-it, qytetarët brenda një muaji duhet të paraqesin kërkesën, në momentin që subjekti është i interesuar. Procesi do të zhvillohet në një kohë relativisht të shkurtër”,- sqaroi ajo.
Nga kjo proçedurë, sipas saj, përfitojnë edhe të gjithë ata qytetarë që duan të legalizojnë shtesat e tyre nëpër pallate.
“Përfshihen edhe shtesat anësore në kate edhe ato që kanë bërë vetë banorët, edhe në rastin që e kanë bërë ndërtuesit. Pra, edhe këta kanë 1 muj kohë për të bërë deklarimin. Do të paguajnë vetëm 5 mijë lekë të reja që është taksë e më pas procedura është falas”, – shtoi ajo.
Gjermeni foli më tej për një risi, për të gjithë ata qytetarë që duan të marrin një leje ndërtimi, mund të aplikojnë on line.