Albspirit

Media/News/Publishing

Shpat Deda do të lansojë këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar “Ninullë”

Shpat Deda do të lansojë këngën dhe videoklipin e tij më të ri të titulluar “Ninullë” të premten më 20 Janar

 

Kantautori Shpat Deda po bëhet gati për lansimin e këngës dhe videoklipit të tij më të ri të titulluar “Ninullë”. Kjo këngë është singli më i ri i kantautorit i cili e sinjalizon fillimin e publikimit të projekteve të reja të tij në vitin 2017 dhe 2018.

Kënga ‘Ninullë’ ka tekst dhe komponim të Shpat Dedës, ndërsa aranzhmanet, produksioni dhe inçizimet live për të janë bërë në bashkëpunim të afërt me Dritëro Nikqin në Studio C në Prishtinë. Në këtë proces ngushtë të involvuar ishin edhe Nesim Maxhuni në tupana dhe Fatjon Miftari në klaviaturë. Masterizimi i këngës është bërë në studion Alshar në Maqedoni.

Regjinë dhe montazhën e videoklipit të këngës ‘Ninullë’ e ka bërë regjisori Francez Mathieu Jouffre, D.O.P dhe kamerë është Lulzim Lugji Bejta bashkë me Rron Ismajlin si assistent i D.O.P-së dhe operator i kamerës. Në videon me skenar nga Selmon Beha dhe Shpat Deda marrin pjesë aktorët e shquar të skenës Kosovare të teatrit dhe filmit: Melihate Qena, Adriana Matoshi, Armend Smajli dhe Blerta Ismaili. Videoklipi është përkrahur nga Drejtoria e Kulturës në Komunën e Prishtinës dhe është realizuar nga Momento & 2B studio në Prishtinë.

 ‘Ninullë’ do të lansohet të premtën më 20 Janar në ora 20:00 lokalin Dit’ e Nat’ në Prishtinë.

Please follow and like us: