Albspirit

Media/News/Publishing

Shqiptarë dhe serbë janë të lodhur nga luftërat

 

Suzana Tahiri

Provokimi më i fundit serb me dhuratën në formë treni është pritur jashtëzakonisht keq jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi.

Kjo ndodhi për shkakun e thjeshtë se si shqiptarët ashtu edhe serbët janë lodhur nga luftërat, konfliktet, grindjet e vazhdueshme dhe kërkojnë paqe si të gjitha vendet e tjera europiane.

Fakt domethënës është reagimi i një aktiviste të shoqërisë civile në përballjen e drejtpërdrejtë televizive me kryeministrin Vuçiç. Por ajo nuk është e vetmja.

Ka me dhjetra, qindra e mijëra në Boegrad e qytete të tjera që janë kundër politikava nacionaliste, siç ka të tillë në Prishtinë dhe qytete të tjera të shtetit të pavarur të Kosovës.

Shtresa të tëra të popullsisë dhe sidomos rinia serbe dhe shqiptare tashmë kërkojnë të jetojnë të qetë dhe të kenë marrëdhënie sa më të mira fqinjësore.

Nuk janë të pakta rastet e bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe ky është një mesazh i fortë për politikanët aktualë të dy vendeve. Kosova është tashmë në një proces të pakthyeshëm dhe në këtë rrugë ka një përkrahje të madhe amerikane dhe të pjesës më të madhe të shteteve anëtare të Bashkimit Europian.

Këtë realitet e shohin përditë qytetarët serbë dhe shqiptarë dhe përkundër konfiktit, bashkëpunimi, njohja reciproke, kontributi për paqe është më aktual se kurrë.

Pikërisht për këtë gjë duhet të kontribuojmë të gjithë: politika, intelektualët, artistët dhe sportistët në veçanti, shoqëria civile, biznesi, media dhe të gjithë faktorët e tjerë.

 

 

 

Please follow and like us: