Albspirit

Media/News/Publishing

Sot zgjidhet presidenti i ri i Parlamentit të BE

Ligjvënësit e BE-së po votojnë sot për zgjedhjen e presidentit të ri të Parlamentit Evropian, më sakt pasardhësin e Martin Schulz, i cili po largohet nga Brukseli pasi dëshiron të kthehet në politikën gjermane.

Deri më tash nuk ka vetëm një kandidat favorit, për çka dhe pritet që votimi të mbahet në disa raunde. Një nga shtatë kandidatët është tërhequr krejt në fund të garës.

Gjatë viteve të kaluara, Partia Popullore Evropiane e qendres së djathtë, (EPP) dhe Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve e qendres së majtë, e kanë ndarë presidencën duke përkrahur kandidatët e njëra tjetrës, për dy vjet e gjysmë secili.

Kësaj radhe, EPP dëshiron që kandidati i saj, Antonio Tajani nga Italia të zgjidhet president i Parlamentit të BE-së, derisa grupi i majtë dëshiron që Gianni Pittella, gjithashtu nga Italia, të zgjidhet në atë post.

Fituesi në fillim duhet të marrë shumicën e thjeshtë të zgjidhet presidenti i Parlamentit Evropian. Ndërkaq, nëse shkohet deri në raundin e katërt, kandidati me më shumë vota fiton.

Please follow and like us: