Tania Visirova, e dashura sekrete e Mbretit Zog
Tania Visirova, padyshim është një nga femrat më ta bukura të kohës së saj.
Këcimtarja e kabaresë “Foli Berzher” në Paris, për thuajse 3 vjet ka qenë e dashura e Mbretit Zog.
Ajo erdhi në Tiranë e ftuar për të kërcyer në një teatër, por iu komunikua se do të kërcente për Mbretin Zog.
Visirova që kishte marrë një pagesë mbresëlënëse pranoi dhe për 3 vjet mbeti në Shqipëri duke u bërë e dashura e Mbretit Zog. Ao shkruan në kujtimet e saj se Zogu nuk e detyroi kurrë që ajo të bënte dashrui me të, por ajo e bëri këtë me dëshirë.
“Ai ishte një burrë tërheqes dhe shumë xhentil. Bënte dashuri me protokoll,” shkruan ajo.
Visirova u rikthye në Paris, ku veç bizhuve dhe parave cash, mori si dhuratë nga Mbreti edhe 10 mijë metra katrorë tokë në Xhafzotaj.
Visirova njihej si nje nga femrat më të bukura të kohës. Ajo kishte lindur në Besarabi,(Moldavia e sotme) dhe ishte transferuar në Francë ku vdiq në fillim të viteve ’80!
Please follow and like us: