Albspirit

Media/News/Publishing

Tiranë, çifti kapet duke bërë seks në makinë

Kamerat e sigurisë së një resorti luksoz në periferi të Tiranës kanë kapur një fakt mjaft qesharak. Një çift të rinjsh ka drekuar aty dhe pasi kanë mbaruar së ngrëni pjatat e shtrenjta kanë dalë në parkimin e lokalit. Aty djali dhe vajza futen në pjesën e pasme të automjetit dhe fillojnë të kryejnë marrëdhënie seksuale.

Rojet e sigurisë që po shikonin kamerat për rutinë, rrezikuan të thyenin ndonjë brinjë nga e qeshura. “Si është e mundur, të paguash aq shumë lekë për drekë dhe të mos të kesh para për të shkuar në motel, por të të shohë e gjithë bota?”, – shprehen ata.

Por nuk mbaroi me kaq. Në fund, pasi mbarojnë procesin, djali del nga makina dhe urinon në murin e lokalit duke i lënë edhe një herë rojet me gojë hapur. Sidoqoftë e rëndësishme është që çifti ia ka kaluar mirë dhe djali është “shpërblyer” për sakrificën. Por mirë do qe që në të tilla raste, të llogaritni dhe paratë për hotel në mënyrë që të mos përfundoni objekt barcaletash. /JOQ.

Please follow and like us: