Albspirit

Media/News/Publishing

25 thënie motivuese nga Leon Tolstoi

Nëse kërkon përsosmërinë, nuk do të jesh asnjëherë i kënaqur.
-Nëse do të jesh i lumtur, ji i lumtur.
-E habitshme se sa i madh është iluzioni, që bukuria është mirësi.
-Dy luftëtarët më të fuqishëm janë durimi dhe koha.
-Ji i keq, por të paktën mos ji gënjeshtar, mashtrues!
-Unë mendoj se, nëse është e vërtetë që ka po aq mendje sa ka edhe koka, atëherë ka po aq lloje dashurie, sa ka edhe zemra.
-Pa e ditur se cfarë jam dhe përse jam këtu, jeta është e pamundur.
-Që të heqësh qafe një armik, duhet që ta duash atë.
-Respekti u shpik për të zënë vendin bosh, aty ku duhej të ishte dashuria.
-Të gjithë mendojnë për të ndryshuar botën, por askush nuk mendon për të ndryshuar vetveten.
-Mund të dimë vetëm që nuk dimë asgjë. Dhe kjo është shkalla më e lartë e urtësisë njerëzore.
-Kuptimi i vetëm i jetës është që t’i shërbejë njerëzimit.
-A është vërtetë e mundur që t’i thuash dikujt tjetër atë që ndien?
-Të gjithë familjet e lumtura ngjajnë me njëra-tjetrën, secila familje e palumtur është e tillë në mënyrën e vet.
-Në emër të Zotit, ndalu një moment, lëre punën, shih përreth teje.
-Jeta e vërtetë jetohet kur ndodhin ndryshime të vogla.
-Kur e do dikë, ti e do ashtu si është, jo si do të doje ti të ishte.
-Muzika është gjuha e shkruar e emocionit.
-Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.
-Lumturia nuk varet nga gjërat e jashtme, por nga mënyra se si ne i shohim ato.
-E vërteta, ashtu si floriri, duhet ruajtur jo nga madhësia e saj, por duke hequr prej saj të gjithë ato që nuk janë flori.
-Mërzia: Dëshira për të patur dëshira.
-E gjithë dhuna konsiston në disa njerëz që detyrojnë të tjerët, nën kërcënimin e vuajtjes apo vdekjes, për të bërë atë që ata nuk duan -ta bëjnë.
-Të gjitha atoq ë kuptoj, i kuptoj prej dashurisë.
-Ne humbëm, sepse i thamë vetes që humbëm.

Please follow and like us: