Bregu në Beograd: Kosova nuk është Serbi
“Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri, por Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008”. Kështu është shprehur deputetja Majlinda Bregu nga Beogradi, lidhur me situatën e tensionur mes Kosovës dhe Serbisë.
Më tej Bregu shprehet se urdhër-arresti dhe treni Serb nuk janë në frymën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor.
Ish-Ministrja e Integrimit gjithashtu thotë se Ballkani nuk mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lënë peng të të shkuarës dhe jo të së ardhmes. I vetmi gardh që ne duhet të kemi është zbatimi i ligjit. Nëse duam peshë si rajon, duhet të jemi bashkëpunues dhe jo luftëtarë. Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë dhe lufta nuk është kurrë zgjidhje.
Bregu: “Kosova nuk është Serbi, Kosova nuk është Shqipëri, por Kosova është Republika e Kosovës që nga viti 2008. Ka një gardh, një tren dhe një urdhër arresti që nuk janë në frymën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe që po vënë në rrezik arritjen historike të Ballkanit Perëndimor.
Konflikti, frika, kërcënimi dhe provokimi janë rrezik për të ardhmen e Bashkimit Europian dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Ballkani nuk mund të jetojë me skemat e konflikteve se këto të lënë peng të të shkuarës dhe jo të së ardhmes. I vetmi gardh që ne duhet të kemi është zbatimi i ligjit. Nëse duam peshë si rajon, duhet të jemi bashkëpunues dhe jo luftëtarë. Kufijtë ndërrohen vetëm me luftë dhe lufta nuk është kurrë zgjidhje.
Ky Ballkan jeton sot nën kërcënimin e sigurisë, gjendjes ekonomike, radikalizmit islamik. Nuk mund të shtojmë edhe kërcënimin e të shkuarës”.