Albspirit

Media/News/Publishing

Çitaku-Trumpit: Jam ambasadorja e shtetit më pro amerikan në botë

Në prag të inaugurimit si President, ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka zhvilluar një bisedë të shkurtër me Donald Trump në një ngjarje të organizuar nga kabineti i kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Në faqen e saj në Facebook, Vlora Çitaku shkruan se gjatë bisedës me Trump i ka thënë se është ambasadore e vendit më pro-amerikan në botë.

“Mbrëmje e mrekullueshme në darkën speciale të organizuar nga Komiteti i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, për komunitetin diplomatik.

Pata rastin të flas me presidentin Trump, me të nominuarin për Sekretar Shteti, Rex Tillerson dhe këshilltarin për Siguri, Michael Flynn.

U thash se jam një ambasadore krenare e vendit më pro-amerikan në botë” shprehet Vlora Çitaku.

Please follow and like us: