Deklarata e Thaçit publikohet në 40 mijë media botërore
Artikulli i botuar nga agjencia britanike me famë botërore, Reuters, me titull “Serbia dëshiron ta aneksojë një pjesë të Kosovës duke përdorur modelin e Krimesë”, titull ky i marrë nga deklarata e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, i cili kishte urdhëruar moslejimin e hyrjes së trenit me mesazhe nacionaliste nga Serbia në Mitrovicë, ka bërë jehonë anekënd globit.
Sipas një përllogaritje të thjeshtë në rrjetet sociale, del se storja e kësaj agjencie prestigjioze është përdorur prej rreth 40,000 medieve në gjithë botën, në shumë gjuhë, raporton Telegrafi.
Gjithashtu, Reuters ka shumë platforma, vetëm një njërën prej saj artikulli përkatës ka marrë afro 500 komente, ndërkaq është shpërndarë nga gati 1,000 persona.
Please follow and like us: