Albspirit

Media/News/Publishing

Ekstremi i djathtë i gëzuar pas fitores së Trumpit

zPolitikanët e ekstremit të djathtë në botë u gëzuan pasi një prej tyre arriti të ngjitet në presidencën amerikane, duke lënë një mori politikanësh të tjerë të mbetur duke u përpjekur të kuptojnë se çfarë ka ndodhur.

“Amerikanët kanë marrë sërish vendin e tyre”, tha holandezi e ekstremit të djathtë, Geert Wilders në një postim në Twitter pasi u bë e qartë se kandidati i Partisë Republikane të SHBA-së, Donald Trump po merrte një avantazh të rëndësishëm ndaj demokrate, Hillary Clinton.

Ky gëzim u pasua nga Nigel Farage, udhëheqës i Partisë së djathtë së Pavarësisë së Mbretërisë së Madhe dhe nga liderja e partisë franceze të ekstremit të djathtë “Fronti kombëtar”, Marine Le Pen, e cila shpejt uroi Trump pasi përfundimi u bë i qartë.

“Ju keni luftuar një fushatë të guximshme”, shkruan Farage, i cili ka mbështetur Trump në disa mitingje të fushatës.

“Urime për presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe popullit amerikan të lirë!”, ka postuar Le Pen në Twitter.

“Bota e tyre është shkatërruar. Ndërsa e jonë po krijohet”, shkruan strategu kryesor i Le Pen, Florian Philippot.

Në Gjermani, një udhëheqës i partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë (AFD)”, tha se “fitorja e Trump ishte një sinjal se qytetarët e botës perëndimore duan një ndryshim politik”.

“Jo vetëm në SHBA, por edhe në Gjermani, qytetarët duan kufij të sigurt, më pak globalizim dhe politika të përbashkëta që kanë në fokus vendin e tyre”, ka shkruar në Facebook Beatrix von Storch.

Please follow and like us: