Albspirit

Media/News/Publishing

Lajmet e rreme: Gjermania propozon gjoba deri në 500 mijë euro, përfshirë edhe Facebook

Gjermania ka kërcënuar të zgjidhë skandalin e lajmeve të rreme që ka përfshirë Facebook prej kohësh, me anë të gjobave të majme, në rast se postime të konsideruara si keqinformuese, nuk hiqen menjëherë nga faqja.

Politikanët gjermanë, të frikësuar se zgjedhjet e ardhshme të vendit mund të ndikohen, kanë propozuar gjoba deri në 500.000 euro për çdo postim që përmban lajme jo të vërteta apo një gjuhë urrejtjeje. Një postim i tillë do të gjobitet gjithashtu nëse nuk fshihet brenda një afati kohor prej 24 orësh.

Propozimet janë pjesë e përgjigjes kundrejt shqetësimeve gjithnjë në rritje se mashtrimet online mund të ndikojnë zgjedhjet e Bundestagut, ashtu siç mendohet të kenë ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Vetë Facebook deklaroi para pak kohësh se do të prezantonte mjete të reja për të parandaluar përhapjen e lajmeve jo të vërteta në platormën e vet.

Please follow and like us: