Albspirit

Media/News/Publishing

Lobisti i Ilir Metës, McKeon, konfirmon kontratën me LSI-në

Postuar në 18 Janar, 2017 14:02

Tri ditë më parë, “reporter.al” publikoi një lajm sipas të cilit Ilir Meta ka paguar një firmë lobimi në SHBA për të mundësuar marrëdhënie të nivelit të lartë me administratën e re amerikane duke paguar një shifër prej 15 mijë dollarësh në muaj.Në një intervistë të djeshme në “News24”, Meta replikoi duke thënë se “nuk merrem me media të Sorosit, apo pranë Sorosit”, mënyrë kjo për të zhvlerësuar lajmin pa dhënë përgjigje.

Mirëpo dje, gazeta “The Hill”, që mbulon punimet e Kongresit në SHBA, i ka kushtuar një shkrim të posaçëm kësaj çështjeje, duke i marrë një prononcim edhe ish-kongresmenit republikan, Buck McKeon, republikan, ish-kryetar i Komitetit për Forcat e Armatosura, i cili është themelues i firmës lobuese “McKeon Group”.

Dokumenti i pagesës është bërë publik dhe ai konfirmon se shifra është ajo që raporton BIRN, 15 mijë dollarë/muaj.

Në marrëveshje përfshihet sigurimi i pjesëmarrjes në inaugurimin e presidentit Donald Trump dhe takime me liderë kyç në Washington gjatë inaugurimit”, shkruan “The Hill”.

McKeon posedon ftesa për klientët e vet, ndonëse ai personalisht nuk do të jetë në ceremoni. “Kur njerëzit duan të kenë marrëdhënie më të mira me ne, mendoj se është mirë për ne që t’i përmirësojmë ato, të krijojmë aleatë dhe nga sa kuptoj për këtë janë edhe ata të interesuar”, shprehet McKeon, që shton se kontrata u referua nga një mik i tij, dikur edhe ai lobist. Gazeta ka qenë shpesh kritike me të majtën shqiptare që qeveris në Tiranë, çka mund të duket edhe në një përgjigje të lobistit që thotë se kontrata mund të rishikohet.

Kur të jenë këtu, do të bisedojmë me ta dhe do të vendosim nëse do të vazhdojmë të punojmë bashkë. Nuk do të bëj asgjë, që në opinionin tim, mund të jetë e dëmshme për vendin tonë. Janë të paktën 3 milionë njerëz në Shqipëri, nuk i shoh ata si kërcënim për vendin tonë. Mendoj se ata duan të komunikojnë dhe të përmirësojnë marrëdhëniet, të paktën ja vlen të provojmë”, deklaron McKeon.

Mesa duket kalimi i parave është zyrtar dhe tani duhet që qeveria shqiptare të veprojë nëse këto para, që shkojnë 90 mijë dollarë për 6 muaj që zgjat kontrata i përgjigjen apo jo financimit të LSI-së. Parti e cila propozon përherë transparencë edhe për këtë çështje, por që duket se operon me shifra të fryra për të vendosur kontakte aty ku përndryshe nuk i hapin asnjë derë.

http://thehill.com/business-a-lobbying/business-a-lobbying/314692-ex-gop…

Please follow and like us: