Albspirit

Media/News/Publishing

Mjeku parizien zbulon përse gratë franceze duken mahnitëse në çdo moshë

 

Gratë franceze janë të njohura për fizikun e mrekullueshëm dhe lëkurën gjithmonë të freskët. Për më tepër, ata jetojnë më gjatë.

Michel Cymes, një mjek i njohur parizien dhe konsulent shëndetësore, ka shkruar një libër me titull” Jetoni më mirë dhe më gjatë”, në të cilin ai zbulon sekretet e bukurisë së grave franceze.

Pini si një someliere

Shumë njerëz pijnë në mënyrë shoqërore dhe kjo shpejt kthehet në zakon. Por kjo dëmton zemrën, than lëkurën dhe flokët si dhe shkurtojë jetën. Gratë franceze pinë verë sikur të jenë someliere. Ata shijojnë verën në gllënjka të vogla. Nëse përdorni një pije çdo mbrëmje për t’u relaksuar, atëherë shmangeni një ose dy ditë.

Blini syze të shtrenjta

Image

Nëse nuk I mbroni sytë tuaj nga rrezet e diellit, mund të përshpejtoni sëmundje të tilla si kataraktet apo degjenerimi macular. Kur të blini syze të reja, sigurohuni që janë të mëdha sat ë mbulojnë dhe vetullat, për një mbrojtje maksimale të syrit. Duhet të kenë lentet e duhura, më të mirat janë të bëra nga polycarbonate plastike CR-39, dhe xham mineral. Po ashtu ata duhet të kenë shenjën standarte evropiane CE. Ata kanë kategorinë 3 UV të mbrojtjes .

Hani hudhër

Francezet hanë shumë hudhër pasi ajo shërben si anti oksidant i madh, duke mbrojtur qelizat nga plakja. Po ashtu ajo parandalon sëmundjet e zorrës së trashë dhe ato kardiovaskulare.

Frigoriferi duhet të jetë veçanërisht i pastër

Sa më të vjetër ne jemi, aq më të dobët e kemi sistemin imunitar. E rëndësishme është ta mbrojmë atë nga viruset e ndryshme dhe bakteret. Frigoriferi është një mjedis i shkëlqyer për rritjen e tyre dhe nëse nuk e mbani pastër, atëherë aty mund të zhvillohen mikroorganizma të dëmshme. Lajeni me uthull në vend të detergjenteve kimike.

Kujdesuni për dekoltenë tuaj

Image

Shumica e grave kujdesen për fytyrën dhe qafën, por harrojnë dekoltenë e tyre. Ju duhet të aplikoni kremra edhe në zonën e dekoltesë, 5 minuta në ditë janë të mjaftueshme për të stimuluar prodhimin e kolagjenit natyror. Në pranverë dhe në verë duhet të përdorni krem kundra diellit. Parfumin mos e hidhni kurrë në lëkurë.

Hani drekë me stil

Trajtojeni ushqimin si një ritual të këndshëm. Shtrojeni tryezën me qetësi dhe kënaqësi. Në asnjë mënyrë përballë televizorit. Para tv njerëzit hanë më shpejt.

Mësoni si të stërviteni në mënyrë franceze

Për të parandaluar osteoporozën, ushtrohuni në ujë. Gjimnastika e ujit dhe çiklizmi nënujorë janë palestra më e mirë për ju.

Përdorni jastëkun e përsosur

Duhet të siguroheni që muskujt tuaj të jenë të shtendosur, sidomos të qafës. Jastëku duhet të jetë I cilësisë së mirë. Në fund mos harroni; Askush nuk është perfekt. Duhet ta pranoni këtë. Bota nuk është vetëm bardhë e zi, por shumë më e komplikuar, e veçantë dhe interesante. Përpjekjet për përsosmëri mund të jenë rraskapitëse. Ndiqni dëshirat tuaja dhe jetojeni jetën të plotë.

Please follow and like us: