Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta kampioni i Botës në peshëngritje Ymer Pampuri

Ish-kampioni i peshëngritjes Ymer Pampuri ka ndërruar jetë ditën e sotme. Pampuri 73-vjeçar pësoi atak kardiak në zemër që rezultoi fatal për jetën e tij.
Ai u shpall Kampion i Botës më 29 gusht 1972 në Mynih duke thyer Rekordin Olimpik në peshëngritje. Në moshën 7-vjeçare pasioni i tij ishte cirku, por më pas do të bëhej peshëngritja.
Talentin e Ymerit në peshëngritje e ka zbuluar për herë të parë, Telat Agolli, i cili e mori në palestër dhe nisi ta stërviste. Nuk ishte më shumë se 20 vjeç, kur u shpall për herë të parë kampion kombëtar me peshën 120 kg. Në 1972 Ymer Pampuri do të përfaqësonte Shqipërinë në Kampionatin Evropian që u organizua në Rumani.
Në moshën 27-vjeçare, peshëngritësi i “17 Nëntorit” të Tiranës theu në Gjermani rekordin olimpik të Yoshinobu Miyake të Japonisë në stilin e forcës. Gara u zhvillua më 29 gusht 1972 dhe Ymer Pampuri arriti të ngrinte 127,5 kilogramë. Veç medaljeve e titujve, i është akorduar edhe titulli “Mjeshtër i Madh i Punës”, si dhe urdhri “Naim Frashëri” i klasit të parë. Në vitin 1981 heq dorë përfundimisht nga sporti.

Please follow and like us: