Albspirit

Media/News/Publishing

Nuk duruan dot, shqiptarët i këndojnë me klarinetë yllit të Amerikës

trump

Fitores surprizuese të Donald Trump i është kushtuar një këngë me klarinetë nga Shoqata Kulturore Mokra.

Kjo është një nga çuditë më të mëdha të shqiptarëve edhe pse shumë pak lidhet me jetën e tyre të përditshme, ata ende vazhdojnë të ngrejnë këngë apo përmendore për njerëzit më të fuqishëm të botës.

Ka shumë studiues që një gjë të tillë e lidhin me kompleksin e inferioritetit ndaj të madhit, ka nga ata që e quajne thjesht injorancë dhe asgjë më shumë se kaq.

Megjithatë, ky fakt përmban lajm vetëm në një ditë të tillë me shi, me mendimin se mund të ndikojë sado pak në ngritjen e humorit. Asgjë më shumë se kaq nuk vlen pastaj.

Dy vargje nga kënga: 

Me rrezen e nxhetë ndriçon Donald Trumpi, ylli i Amerikës.

Si drita e diellit, me rrezen e nxehtë, ndriçon Donald Trumpi, ylli Amerikës.

 

Please follow and like us: