Albspirit

Media/News/Publishing

Obama emëron zyrtarë në ditët e fundit në detyrë

Para se të largohet, Barack Obama ka emëruar disa nga anëtarët e stafit të tij në pozicione të reja.

Dhe jo vetëm. Midis këtyre janë edhe Valerie Jarrett (këshilltare për marrëdhëniet me publikun dhe çështjet qeveritare) dhe Susan Rice (ish-ambasadore në Kombet e Bashkuara dhe këshilltare për sigurinë kombëtare). Të dyja janë emëruar në bordin e fondacionit “John F. Kennedy Center for Performing Arts”. Një tjetër emërim ka qenë edhe për zv. këshilltaren për sigurinë kombëtare Ben Rhodes, e cila tani është anëtare e këshillit amerikan përkujtimor të Holokaustit.

Josh Earnest, shef i zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, ka mbështetur vendimin për emërimet për disa funksionarë, duke shtuar se këta persona do të vazhdojnë t’i shërbejnë vendit pavarësisht angazhimeve të reja.

Sidoqoftë polemikat nuk mungojnë, edhe pse Shtëpia e Bardhë deklaron se presidenti Obama e ka fuqinë dhe çdo vendim merret për të mirën e vendit.

Përveç anëtarëve të stafit, ai ka emëruar edhe disa atletë në këshillin e presidentit për fitnesin e sportin: gjjimnasten Gabrielle Douglas, futbollisten Carli Lloyd, dhe ish kampionin e basketbollit Kareem Abdul-Jabbar.

Senatori Angus King, i njohur për levizjet ambientaliste, është emëruar anëtar i këshillit të Parkut Kombëtar Roosvlet. Vlen të përmendet se asnjë ka emërimet nuk kërkon miratimin e senatit.

Obama kishte njoftuar se donte të emëronte Todd Haskell-in si ambasador në Republikën e Kongos, edhe pse vështirë të emërohet gjatë qeverisjes së Trump. Gjithsesi mbetet për tu parë, ndoshta Trump do ta vlerësojë figurën e Haskell-iy dhe do të konfirmojë zgjedhjen e Obamës.

Gjithashtu mbetet për t’u parë edhe se çfarë do të ndodhë me 500 milionë dollarët që Obama ka vënë në dispozicion të fondit “Klima Jeshile” të Kombeve të Bashkuara, duke e çuar kështu në 1 miliardë financimin për agjensinë. Por mbetet në dorën e Trump se ç’do të ndodhë me këtë financim.

Please follow and like us: