Albspirit

Media/News/Publishing

Rama dhe Meta po zihen për Trump

A u blenë ftesat për ceremoninë presidenciale? Kush ishte vërtet i ftuar? Një lojë propagandistike në funksion të pushtetit të ardhshëm

 

Një debat nën rrogoz ka shpërthyer brenda mazhorancës lidhur me ceremoninë e inagurimit të Donald Trump si president dhe më faktin se kush do të jetë më pranë administratës së tij të ardhshme pas 20 janarit. i ftuar në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit Ilir Meta i quajti media të Sorosit ato që kishin shpërndarë lajmin se kryetari i LSI, e kishte blerë ftesën për të qenë prezent në ditën kur ish manjati amerikan i ndërtimit do të betohej si president. Agjensia BIRN kishte raportuar për shpenzimet e mëdha të LSI-së për të hapur dyert e Uashingtonit.

Madje televizioni Top Channel publikoi dje një ftesë për ceremoninë e Trump e cila kushtonte 500 euro. Po ky television dha dhe lajmin ekskluziv se “asnjë zyrtar i huaj nuk është i ftuar në ceremoninë e betimi të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Sipas TCH që ka cituar një deokument të Departamentit të shtetit, “delegacione të huaja nuk do të ftohen në Uashington për këtë ngjarje.

Shefat e misioneve diplomatike të vendosur në Uashington, së bashku me bashkëshortët/et, do të përfaqësojnë kryetarët e shteteve dhe qeveritë e tyre në ngjarjen kryesore të inaugurimit. Kjo ftesë nuk është e transferueshme”.

Pra qëllimi i këtij lajmi është të teksonte se, në ditën që Meta dhe Basha po niseshin drejt Uashingtonit, kjo qe një vizitë e kotë, pasi siç pohohet dhe nga vetë Departamentai i Shtetit, veç ambasadores së Shqipërisë në Amerikë, Floreta Faber, askush tjetër nuk është i ftuar në ditën e inagurimit.

Kaq u desh që në mediat e palëve të fillonte një betejë e vërtetë. Mbështetësit e Ramës renditën të gjithë argumentat që e zhvlerësonin udhëtimin e Metës në Uashington. Ndërsa mbështetësit mediatikë të Metës kërcënonin kryeministrin që të mos merrej me këtë çështje se pas deklaratave që bëri për zgjedhje, ai qe në listën e zezë të presidentit të ri.

Të dyja palët edhe LSI edhe Rilindja kanë nxjerrë në lojë artilerinë e tyre të rëndë për të treguar kush është më pranë Trump. Vetë Ilir Meta nuk lë dalje televizive pa përshëndetur këtë ngjarje në historinë e botës dhe pa siguruar shqiptarët se marëdhëniet me ShBA do të qëndrojnë në nivele të larta. Madje numri 2 i LSI, Vasili shkoi edhe më tej duke kërkuar mbikqyrjen e zgjedhjeve shqiptare nga administrata Trump.

Kjo propagandë e shfrenuar e ka kapur gafil stafin e Edi Ramës, i cili i kondicionuar nga deklaratat bombastike të kryeministrit gjatë zgjedhjeve amerikane, tani po luan në mbrojtje. Ndaj dhe strategjia e tyre kryesore është përmbledhur në “zvoglimin e dëmit”. Me anë të mediave që kontrollojnë ata po paraqiten të bëjnë qesharak çdo politikan shqiptar që duke përfituar nga konteksti i ri përpiqet të shfaqet si më i pranueshëm nga administrata e Trump. (Lapsi.al)

Please follow and like us: