Albspirit

Media/News/Publishing

CIA: Rusia kërkonte të krijojë shtet shqiptaro-maqedonas në Ballkan (Dokument)

The Central Intelligence Agency (CIA) ka publikuar dokumente sekrete nga puna e tyre, raporte të përndjekjes së punës së shteteve. Në mesin e dokumenteve që dje u bënë publike, është edhe një raport i CIA-s për idenë e Rusisë për të krijuar një shtet shqiptaro-maqedon dhe për ta shpëtur nga Jugosllavia e atëhershme.

Në vitin 1949, Rusia e sotme (Bashkimi Sovjetik i atëhershëm) kishte në plan të krijonte një shtet që do të kapte kufinjtë deri në Prizren, Prishtinë, Vranje dhe në pjesën veriore të Nishit të sotëm. Ky kufi duhej të shkonte deri në Radomir dhe Pirin. Selaniku gjithashtu ishte brenda këtyre kufinjëve të menduara nga Rusia.

Në vitin 1949 Rusia për këtë projekt kishte filluar përgatitjet dhe ta bënte realitet, duke dërguar 15 njësi të tankeve në Bullgari. Bile, Rusia ka kërkuar edhe ndihmën e shteteve fqinje si Bullgaria.

Në atë periudhë, Rusia e ka vlerësuar se Josip Broz Titot do të ishte i pa fuqishëm për të mbrojtur këto kufinj, të menduara mirë nga Bashkimi Sovjetik me këtë plan, shkruan TG Maqedoni.

Ky shtet i krijuar nga Rusia menjëherë do të bashkohej me Shqipërinë e atëhershëm. Si dhuratë për ndihmën e Bullgarisë për tu realizuar ky projekt, Kavalla do të ishte shteti bullgar.
CIA-RDP82-00457R003300340003-2

Please follow and like us: