Hiqen dokumentacionet shtesë për vizat në SHBA, ja çfarë ju duhen
Ambasada Amerikane ka njoftuar ditën e enjte se nuk ka nevojë më për dokumentacione shtesë për vizat turistike.
Kështu, në një postim në “Facebook”, ambasada njofton se për intervistën duhen vetëm pasaporta dhe konfirmimi DS-160.
“Të enjte të këndshme! Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike!
Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”, shkruan Ambasada.
Please follow and like us: