Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja serbe tregon më shumë seç duhet

Një këngëtare e njohur serbe ka pësuar një incident me veshjen gjatë një koncerti, ku pa dashje ajo ka zbuluar më tepër se ç’duhet nga gjoksi i saj për publikun.

Këngëtarja Milica Pavlovic, e veshur me një korse të shtrënguar ngjyrë ari, nuk kishte asnjë ide se çfarë kishte ndodhur gjatë performancës së saj, raporton Daily Mail.

Ajo vijonte të këndonte dhe të kërcente, por incidenti u filmua nga një prej personave të pranishëm, i cili e ka publikuar më pas në Youtube duke marrë brenda një kohe të shkurtër më tepër se 50 mijë klikime. Pavlovic nuk është e huaj me këtë lloj vëmendjeje, shton Daily Mail, para disa kohësh ajo është shfaqur në emisionin Ami G në Serbi, dhe klipi është bërë viral për shkak të asaj çka “tregonte” fustani.

Ajo ka mbi 176 mijë ndjekës në Instagram dhe herë pas here poston foto provokuese.

Please follow and like us: