Albspirit

Media/News/Publishing

Mars 1946/ Kleri ortodoks: Mallkojmë në emër të Zotit ata që bashkëpunojnë me neonazistët grekë

Provikimet greke ndaj Shqipërisë/ Letra e punëtorëve çamë: E mbrojmë me gjak republikën, s’na trembin provokimet e neonazistëve grekë.

Janë 47 letra që vijnë nga populli shqiptar në mbarë vendin dhe ku shprehet gatishmëria për të mbrojtur me armë vendin nga provokacionet greke të vitit 1946. Ishte koha, kur Greqia tentoi të aneksonte disa krahina të Shqipërisë së Jugut dhe për këtë i kishte bërë kërkesë aleatëve për pushtimin e Shqipërisë. Kjo kërkesë padyshim binte ndesh me parimet që i udhëhiqnin shtetet perëndimore. OKB ishte institucioni i vetëm, që siguronte komunikim mes Shqipërisë dhe Greqisë, në kontekstin e mungesës së plotë të marrëdhënieve diplomatike mes tyre.  Gjithashtu OKB dërgoi komisione hetimore për të shqyrtuar situatën në kufirin shqiptaro-grek, referuar provokacioneve që po bënte hapur Greqia.

Një dosje me letra interesante gjenden në Arkivën e Shtetit, ku shprehet indinjata ndaj provokacioneve të Greqisë.  Ndërmjet letrave që mbështesnin qeverinë e atëhershme kundër kërcënimeve greke, gjenden edhe ato të shqiptarëve të Çamërisë që ishin vendosur në atë kohë në Shqipëri, pas genocidit grek ndaj tyre që i shpërnguli me dhunë nga trojet e veta në Çamëri. Ka dhe një letër mjaft interesante nga kleri ortodoks i Prefekturës së Përmetit, kundër provokimeve greke. Në letër spikat shprehja: “Mallkojmë ne emër të Zotit të gjitha ata klerikë që bashkëpunojnë me neonazistët grekë…

Letra e shqiptarëve të  Çamërisë

Ne punëtorët çamë të Kuçovës të mbledhur sot në shenjë proteste kundër  provokimeve të neofashistëve grekë, shprehim besimin tonë të palëkundur ndaj popullit tonë vëlla shqiptar dhe jemi gati të bëjmë çdo sakrificë për të mbrojtur republikën tonë popullore, ashtu sikundër kemi qenë të gatshëm për ta mbrojtur me armë në dorë gjatë luftës Antiofashiste-Nacionalçlirimtare.

Letra e klerit ortodoks të Prefekturës Përmet

Ne kleri ortodoks i prefekturës së Përmetit, të mbledhur sot në qendër, protestojmë botërisht kundra provokacioneve e kërkesave pa vend të monarkofashistëve grekë, mallkojmë në emrin e Zotit të gjithë ata klerikë që bashkëpunuan me reaklsionin grek kundra interesave të larta të atdheut tonë. I bashkohemi kërkesave të drejta të popullit shqiptarë drejtuar OKB dhe Konferencës së Parisit të ndalin reaksionin grek dhe provokimet e tij ndaj Shqipërisë.

Please follow and like us: