Një mijë dollarë për ftesën në ceremoninë e Donald Trump
Është kaq e thjeshtë të jesh në ceremoninë e inagurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Duhen vetëm 1 mijë dollarë, të cilat një pjesë e politikanëve tanë i kanë pare xhepi.
Studiuesi Arben Llalla ka publikuar tekstin e ftesës duke sqaruar se zyrtarët e vendeve të ndryshme të botës, madje nga Uganda po të duash, mund ta blejnë këtë ftesë e të jenë aty në ceremoninë e Donald Trump.
Ka kohë që disa politikanë shqiptarë mburren përmes stafeve të tyre për ftesën që paskan marrë nga Donald Trump për të qënë në ceremoninë e tij.
Kryetari i opozitës Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit Ilir Meta e disa të tjerë kanë mbërritur në SHBA, pasi e kanë blerë këtë ftesë dhe janë duke u endur nëpër takimet e tyre me “kongresmenë” e ku gjoja po marrin mbështetjen e Presidentit Trump.