Albspirit

Media/News/Publishing

Turqi, qeveria bllokon aksesin në Twitter dhe WhatsApp

Turqia është tronditur sot nga shpërthimi pranë një stacioni policor në qytetin e Diarbakir. Sipas kanalit turk “NTV”, mund të ketë qenë një makinë bombë shkaku i shpërthimit.

Menjëherë qeveria ka bllokuar qasjen e qytetarëve në disa rrjete sociale. Nga sot, qytetarë nuk do të kenë akses në Twitter dhe Whatsapp.

Ky vendim ka ardhur pas arrestimit të 11 deputetëve prokurdë në Diarbakir, qytet me shumicë kurde.

Incidenti ndodhi vetëm disa orë pasi të dy bashkë­drejtuesit e Partisë Demokratike Popullore (HDP), dhe të paktën 12 nga deputetët w saj u arrestuan pasi policia bastisi shtëpitë e tyre në Ankara dhe zonat me shumicë kurde në Turqinë Lindore. Ligjvënësit u ndaluan pas “dështimit për të dalë në gjyq për të dëshmuar si pjesë e një hetimi kundër terrorizmit”, njoftoi agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Qevveria ka bllokuar qasjen e qytetarëve në disa rrjete sociale. Nga sot, qytetarë nuk do të kenë akses në Twitter dhe Whatsapp. Ky vendim ka ardhur pas arrestimit të 11 deputetëve prokurdë në Diarbakir, qytet me shumicë kurde.

Please follow and like us: