Bie alibia e Erdogan/ Agjencia Europiane e Inteligjencës: Pas grushtit të shtetit në Turqi nuk qëndron Gulen
Fetullah Gulen nuk qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit në Turqi, tentuar më 15 korrik 2016. Të paktën këtë konkluzion arrin Agjencia Europiane e Inteligjencës, dokumente të të cilës citohen nga EuObserver. Sipas dokumenteve në fjalë akuza që Ankaraja zyrtare ka ngritur ndaj Gulen fsheh synime të qarta pushteti dhe nuk lidhet me aktivitetin real të klerikut dhe rrjetit të tij, në ngjarjet e verës. Agjencia thekson se mes pjesëmarrësve në përpjekjen për grusht shteti ka patur gulenistë, por jo si pasojë e një urdhëri të kreut të tyre. Dokumentet hamendësojnë se oficerët gulenistë të përfshirë ndoshta kanë ditur goditjen që pushteti do të aplikonte mbi ta dhe u përpoqën të godasin të parët Erdoganin.
Please follow and like us: