Fillojnë telashet për Alfred Pezën, Prokuroria nis hetim ndaj tij, ish gruaja “e kërcënon”: Do të flas
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza.
Peza vendoset në hetim për evazion fiskal, deklarim i rremë i pasurisë dhe falsifikim dokumentesh.
Deputeti i PS pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë të caktuar me çështjen në ngarkim të tij.
Këtë të premte në prokurori është paraqitur dhe ish-bashkëshortja e Alfred Pezës, Adelina Toli.
Ajo ka pranuar që të bashkëpunojë me institucionet e akuzës me kushtin që ti sigurohet jeta e djalit, pasi ka frikë për sigurinë e tij.
“Jam e gatshme të bashkëpunoj me drejtësinë, frika ime e vetme siguria e djalit që kam me ish-bashkëshortin Alfred Peza”, mësohet se është shprehur ajo para prokurorëve që po hetojnë dosjen.
Burime për Report TV bëjnë me dije se kreu ILDKP, Shkëlqim Ganaj dhe kreu i KLSH, Bujar Leskaj po zhvillojnë një takim me Prokurorin e Përgjithshëm.
Hetimi për deputetin e PS nisi pas publikimit të lajmit në lidhje me blerjen e aksioneve në një bankë të nivelit të dytë nga bashkëshortja e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Alfred Peza, me vlerë rreth 1,13 miliardë lekë.
Peza është shprehur se mirëpret vendimin e ILDKPI për kontrollin e plotë dhe hetimin administrativ mbi pasurinë e familjes së tij, pasi ‘aksionet i kemi blerë nga kursimet e shumë viteve punë’.
Por Shqiptarja.com zbardhi pak ditë më parë një dokument, i paraqitur para gjykatës për një çështje private, nga i cili rezulton se, paga bruto e Alfred Pezës tek Ora Neës ishte 80 mijë lekë në muaj. Në vitin 2010, për një çështje private, Peza ka paraqitur një vërtetim page, lëshuar nga Ora Neës.
Sipas dokumentit zyrtar që punëdhënësi ia ka lëshuar Pezës, rroga e këtij të fundit rezulton 80 000 lekë. Meqenëse në vërtetim reflektohet paga bruto, paga e tij neto është rreth 60 mijë lekë. ReportTV

Please follow and like us: