Jabuticaba, pema e çuditshme që i bën frutat përgjatë trungut
Në botë ka pemë shumë speciale. Por kjo lloj që do të ju prezantojmë tani është vërtetë unike. Pema quhet Jabuticaba dhe vjen nga jugu i Brazilit. Siç mund të shihet në foto, karakteristika speciale e saj është fakti që frutat rriten tek trungu.Duket e pabesueshme, por është kështu. Siç edhe mund të shihet në foto, frutat e saj kanë një formë të rrumbullakët dhe janë ngjyrë violë.Po ta shohësh mitë, këto fruta mund të na kujtojnë kokrrat e rrushit, por në përmasa më të mëdha.Ndërkaq, është e nevojshme që të dihet se koha e rritjes së frutave është shumë e gjatë. Kohët e fundit, frutat përdoren për të bërë verë ose reçel.
Duket se kanë edhe veti kuruese, sidomos lëkura e tyre. Mendohet se ka efekte shumë të mira të astmës dhe mund të ndikojë në parandalimin e kancerit.Kjo pemë braziliane, mund të konsiderohet vërtetë unike në botë.