Obama dhe Trump, dy amerikanë diametralisht të kundërt në Shtëpinë e Bardhë
Mark Mardell, BBC
Kështu pra, lavjerrësi lëviz sërish. Ata janë diametralisht të kundërt, teza dhe antiteza, që nga fëmija i dobët me një emër të lezetshëm tek burri i vjetër me flokë të çuditshëm si shkumës. Kjo thotë për Shtetet e Pabashkuara të Amerikës ku dy personazhe kaq të ndryshëm janë produktet më të shitura të politikës së saj.
Në javën e tij të fundit, mbështetësit e shumtë të ish-presidentit Barack Obama me optimizimin e brishtë e të ekzagjeruar të një vajtuesi në zgjim, të vendosur për të festuar arritjet e një miku të dashur, më shumë se sa vajtojnë mungesën e tij. Ata madje mund t’ju mbushin mendjen se është pikërisht shpresa që i bën sytë e tyre të lëngëzuar kaq të shndritshëm.
Dashuria e tyre – kjo fjalë nuk e përshkruan dot – për këtë burrë që ata qajnë ngre pyetjen: “Cilat arritjesh, çfarë trashëgimie?”
Dhe në ç’mënyrë ai dështoi? Demokratët mund të fajësojnë rotacionin, mund të fajësojnë Hillary Clintonin, mundtë fajësojnë lajmet e pavërteta, por sigurisht dështimi i partisë së tij për të marrë një manat të tretë në Shtëpinë e Bardhë ishte në një farë mënyre edhe përgjegjësi e Obamës, apo jo? Sikurse ai vetë pohoi, emri i tij nuk gjendej në fletët e votimit, por arritjet e tij po.
Kjo na çon në thelbin e një pyetjeje lidhur me personazhin: ai, Donald Trump njeiru më i rëndësishëm me sensin e egos në vend.
Që nga fitorja e tij në vitin 2008, Presidenti Obama u përball me historinë e tmerrshme të Amerikës.
Edhe veprimet më të jashtëzakonshme do të kishin vështitrësi për t’i shpëtuar orbits së të përditshmes që kishte prekur arritjet e kreut të Shtëpisë së Bardhë.
Fjalia e parë në çdo enciklopedi do të ishte në çdo rast: “Presidenti i parë amerikan me ngjyrë.” Kjo duhej të kalohej.
Por të paktë qenë ata, që tetë vjet më parë mendonin se Obama do të ndiqej në Shtëpinë e Bardhë nga një njeri që në çdo këndvështrim është i kundërti i tij.
Ju mund të argumentoni me faktin që Obama nuk la gjë pas dhe se arritjet e tij të tetë viteve u zbehën nga zgjedhja e Donald Trump.
Trump vërtet ka premtuar të anulojë Obamacare, marrëveshjen me Iranin, marrëveshjen e Parisit për ndryshimet klimaterike, rregullat e reja për ruajtjen e mjedisit dhe shumë të tjera, që ai i cilësoi si “të tmerrshme”.
Por ne nuk mund të gjykojmë arritjet e zotit Obama përsa kohë e dimë që ato do të zhbëhen. Kjo do të jetë e rëndësishme. Mënyra se si historia do ta shohë Obamën varet nga Trump për më shumë se një arsye. Sepse kjo lidhet me karakterin, karizmën dhe mënyrën se si historia tregohet.
Për një shkrimtar kryeveprash, për një njeri që shkroi përallën e tij të gjatë para të tjerëve, është dehëse mënyra se si presidenti Obama e humbi kontrollin e narracionit në Shtëpine e Bardhë.
Ato çfarë u panë si cilësi apo veprime pozitive pas largimit të George W Bush, me kalimin e kohës u dukën më pak favorizuese.
Vendimet e menduara gjatë u morën si hezitim, elokuenca u kthye në ligjërata të gjata , “Obama pa drama” ishte telenovela për të cilën disa amerikanë vdisnin.
Kini parasysh, nuk kishte diferenca të mëdha, kur amerikanërt ndryshuan mendim.
Votat e përfshira ishin krahasimisht të pakta: kjo është ende historia e vjetër e dy amerikanëve, kaq të ndryshëm sa Donald Trump dhe Barack Obama.
Obama është i ftohtë, Trump është i nxehtë. Në fakt, Obama është i ftohtë kur Trump nuk është i tillë. Ai është diskutues, Trump është instiktiv. Trump është i acaruar, ndërkohë që Obama është kryesisht i qetë.
Ka nga ata që mendojnë se Obama shtëtit i vetëm përgjatë Kopshtit të Trëndafilëve duke realizuar monologë të ndryshëm, ndërkohë që ne e dimë, se zoti Trump përdor 140 karakteret e Twitter-it për të hedhur mendimin e parë që i vjen.
Trump do të hante korokodilë dhe mund të pinte uthull, ndërkohë që Obama do të fliste për ato që mundtë ndodhnin si pasojë.
Nëse politika amerikane do të kishte qenë një Ëestern, Obama do të ishte një predikues magjik që mistikisht mbronte veprimin kolektiv, ndërkohë që Trump do të kishte qenë shitësi i vajit të gjarprit (që në kontekstin amerikan është një tregtar hileqar) që duke bërtitur në cepin tjetër duke magjepsës por dhe frustrues e acarues.
Ne nuk e dimë nëse, kur kapelat e zeza të mbërrijnë në qytet ai do të na surprizojë me gjeste heroike apo do të gjendet i strukur nën banakun e sallonit.
Por në fakt zoti Trump është shumë më pranë amerikanëve tipikë se sa Obama: i fryrë, me vetëbesim, i gatshëm të acarohet, por me besimin dhe optimizmin në aftësitë e veta, që nuk njohin kufij.
Trump është mishërim i llojit të amerikanit që i shokon europianët: gjaknxehtë, vulgar dhe i pasofistikuar.
Shumë prej amerikanëve, veçanërisht atyre që jetojnë në bregdet dhe qytete, e përçojnë këtë ndjesi.
Por në të vërtetë ky është një vend thellësisht i ndarë.
Trump ka folur për ata amerikanë, që ndjeu se Obama nuk u foli kurrë.
Kur zoti Obama thotë: “Heroi i madh amerikan Lincoln – mund të shihte kontradiktat e thella që amerikanët përjetonin në mënyrë të qartë,” ata nuk munden.
Ata nuk duan ngjyrime. Ata nuk duan ndjeshmëri ndaj kulturave dhe besimeve të tjera. Ata nuk duan tek e fundit.
Ata duan të drejtën e tërbuar dhe premtimet e qarta për t ndalur diçka dramatike, çfarëdo qoftë ajo.
Dy amerikanë përballen me njëri-tjetrin duke parë presidentin e tyre të ri. Shumë janë nervozë duke pritur drejtimin e gjërave. Shumë janë me shpresë.
Ata janë njerëz optimistë dhe mbi të gjitha ai nuk është një politikan kalimtar, por kreu i shtetit të tyre, njeriu që përfaqëson vendin e tyre.
Edhe ata që duan dështimin e tij, duan suksesin e vendit.
Në zonën minerare në West Virginia, u përballa me njerëz që kishin shpresë për një të ardhme të re në drejtimin e një presidenti të ri.
Jo besim, por shpresë.
Kjo është një situatë e ngjashme me atë të vitit 2008.
Por ajo çfarë thuhet në biografinë e zotit Trump, nuk mund të përcaktohet që në ditën e parë.