Politikani divorcohet nga gruaja, shkaku; hidhte foto provokuese në instagram
Në Ukrainë ka ndodhur një ngjarje e rrallë. Një politikanë ka braktisur bashkëshorten e tij pasi ajo hidhte në rrjetet sociale foto provokuese. Ai e kishte kritikuar disa herë për fotot të cilat ishin të ekzagjeruara për profilin e gruas së një politikani, por ajo nuk kishte ndalur së hedhuri foto, duke bërë që të qarkullojnë në të gjithë rrjetin, shkruan opinion.al.
Bëhet fjalë për politikanin Aleksandr Politukha, i cili ka ikur nga shtëpia e nuk është kthyer më. Pasi bashkëshortja e tij Alena Politukha, 32 vjeçe, nuk i është bindur për të mos postuar më foto provokuese. Më pas ai ka paraqitur kërkesën për divorc. Bukuroshja pretendon se burri i saj nuk i kishte dhënë asnjë shpjegim për vendimin e tij.
Por një burim i brendshëm me çiftin, pohoi se ai ishte i pakënaqur në lidhje me zakonin e saj të publikimit fotove-selfie, të cilat kishin ngjallur reagime të shumta dhe se bashkëshorti i saj ishte ndjerë keq.
Alena jetonte në rrethin e Dergachevsky, në lindje të Ukrainës me burrin e saj, i cili është një politikan i suksesshëm, kryetar i këshillit lokal edhe gjithashtu drejton një kompani të biznesit të sapunit tepër të suksesshëm.
Ai është i njohur pasi ka dhuruar një sasi të madhe parash për të mbështetur ushtrinë e ukrainase dhe nuk ka komentuar kurrë publikisht për aktivitetet e gruas së tij në mediat sociale.
“Ai më la mua dhe djalin tonë pa asnjë lekë ose të ardhura për jetesë”, është shprehur ajo.
Ajo ka marrë shumë mesazhe të përkrahjes nga miqtë dhe admiruesit, dhe gjithashtu kritika nga ata që mendonin se ajo nuk duhet të kishte postuar kaq shumë fotografi të pacipa të vetes në median online.