Albspirit

Media/News/Publishing

Trump: Kur është e bashkuar, Amerika është e pandalshme

Jemi të bashkuar të ringrejmë vendin tone. Kështu e nisi fjalën e tij të parë si President Donald Trump. Ai përshëndeti në fillim të fjalës së tij Presidentin Obama dhe qeverisjen e tij.

Pastaj ai vuri në dukje situatën e amerikanëve.

Image result for ceremony inauguration of Trump at Capitol hill

Ky moment është momenti juaj dhe ju përket juve, tha Trump. Kjo është dita juaj, ceremonia juaj, dhe SHBA është vendi juaj. Kjo do të mbahet si dita ku qytetarët do të bëhen rregulluesit e kombit sërish.

Ai iu drejtua fillimisht qytetarëve amerikanë për të cilat tha se kanë vuajtur mungesën e vendeve të punës, kriminalitetin , por kjo do të marrë fund që prej kësaj tha Trump. Kjo ëhstë e shkuara dhe ne do të shikojmë vetëm në të ardhmen. Në fillim është Amerika, theksoi Presidenti i ri.

Do të kthejmë punësimin, kufinjtë, ekonominë dhe ëndrrat, tha ai. Presdienti nuk u shmnag në këtë fjalim nga ato cfarë kishte deklaruar në garën presidenciale.

Image result for ceremony inauguration of Trump at Capitol hill

Do të zhdukim radikalizmin islamik nga faqja e dheut. Do të ringremë besimin tek njëri tjetrin. Kur Amerika është e bashkuar, Amerika është e pandalshme. Koha për fjalë boshe ka marrë fund. Është koha për aksion.

Image result for ceremony inauguration of Trump at Capitol hill

Pavarësisht ngjyrës ne të gjithë kemi një flamur. Ne do të heqim dorë nga ndarjet. Krenaria kombëtare na bashkon.

Image result for ceremony inauguration of Trump at Capitol hill

Fjalimi i tij për rreth 20 minuta iu referua Amerikës, amerikanëve dhe pothuajse mungoi teksti për botën.

Please follow and like us: