7 mënyrat se si mund të ndryshojë bota me Donald Trump
Zhvendosja e Trump-it në Shtëpinë e Bardhë mund të ndryshojë marrëdhënien e Amerikës me pjesën tjetër të botës. Më poshtë, BBC liston shtatë mënyrat se këto marrëdhënie mund të ndryshojnë…
NATO, pritet një tërmet
Trump ka qenë tepër kritik ndaj NATO-s, guri i themelit për politikën e jashtme amerikane për më shumë se 60 vjet.
Ai ka sulmuar organizatën, duke e parë atë si të vjetërsuar dhe të karakterizuar nga anëtarët e saj si aleatë mosmirënjohës të bujarisë amerikane.
Ditë para inaugurimit të tij, ai përsëriti se shumë prej 28 vendeve anëtare të NATO-s nuk po paguanin pjesën që iu takon dhe kjo, sipas tij, është shumë e padrejtë për Amerikën.
Vërejtjamë e fundit erdhi pas zbarkimit të 3 mijë trupave amerikane në Poloni, si pjesë e planit të BarackObama-s për të siguruar aleatët e NATO-s ndaj shqetësimeve të agresionit rus.
Retorika e zotit Trump, në fakt, thjesht u jep zë shqetësimeve të ngritura prej kohësh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shumicën e vendeve anëtare, të cilat nuk e kapin objektivin e shpenzimeve në mbrojtje sa 2% i PBB-së, ndërkohë që shpenzimet e mbrojtjes në Shtetet e Bashkuara janë më të lartat në botë.
Presidenti i ri ka theksuar se NATO është “shumë e rëndësishme” për të.
Por, qëndrimi i tij ka shkaktuar alarm në Europë. Ministri i Jashtë gjerman tha se komentet e Trump-it po shkaktonin shqetësime në aleancë.
Lidhje më të ngushta me Rusinë?
Gjatë fushatës së zgjedhjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Trump e cilësoi Presidentin rus,Vladimir Putin, si një udhëheqës të fortë, me të cilin ai do të donte të kishte njëmarrëdhënie të mirë.
Kjo përpara se inteligjenca amerikane të përcaktonte se Rusia ishte përgjegjëse për sulmet e shkëmbimeve elektronike të Partisë Demokratike gjatë fushatës, një përfundim qëPresidenti DonaldTrump më së fundmi ka rënë dakord me të.
Ai tha se do të ndërtojë marrëdhënie besimi me zotin Putin, si dhe me kancelaren gjermane AngelaMerkel, por paralajmëroi se mund të mos zgjasë shumë.
Trump gjithashtu tha se do të vazhdojë të mbajë sanksionet kundër Rusisë, së paku për një periudhë kohe.
Por gjatë një interviste hodhi mendimin se sanksionet ndërkombëtare mund të hiqen nëse disa marrëveshje të mira arrihen me Rusinë, përfshirë dhe reduktimin e armatimit bërthamor.
Marrëdhëniet Rusi-ShBA kanë qenë veçanërisht të tensionuara për sa i përket qëndrimit të Shteteve të Bashkuara mbi Ukrainën, Sirinë dhe sulmeve kibernetike. Kjo duket të jetë njëmarrëdhënie bilaterale ku dinamika e zhvillimeve mund të ndryshojë plotësisht nën Presidencën Trump.
Fundi i tregtisë së lirë?
Politikat tregtare të Donald Trump mund të përllogariten si ndryshimi i vetëm më i madh i mënyrës se si Amerika bën biznes me pjesën tjetër të botës për dekada.
Ai ka kërcënuar me mbylljen e një numri marrëveshjeve të lira tregtare, përfshirë Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë midis vendeve të Amerikës së Veriut, si Kanadaja, Shtetet e Bashkuara dhe Meksika, të cilën ai e fajëson për humbjen e vendeve të punës.Ai gjithashtu ka propozuar tërheqjen e Amerikës nga Organizata Botërore e Tregtisë.
Që nga fitorja e zgjedhjeve, ai është fokusuar në kompanitë kërcënuese, veçanërisht te prodhuesit e makinave, që ai do të vendosë një tarifë 35% mbi të mirat e prodhuara nëMeksikë.
Sulmi i tij ndaj politikave tregtare bëhet me qëllim krijimin e vendeve të punës në SHBA, për të zvogëluar deficitin tregtar dhe për të bërë marrëveshje të mira për amerikanët.
Kina, veçanërisht, është vënë nën shënjestër, dhe jo vetëm për tregtinë.
Fundi i politikës së ndjekur me Kinën
Një telefonatë midis Trump-it dhe presidentit të Tajvanit, TsaiIng-wen në fillim të dhjetorit, theu protokollin e katër dekadave të Shteteve të Bashkuara.
Pekini e shikon Tajvanin si një provincë dhe mohimi i shtetit të pavarurështë prioritet kyç i politikës së jashtme kineze, diçka që Shtetet e Bashkuara e kanë njohur me anë të qëndrimit të gjatë politik, që ka parë Kinën dhe Tajvanin si një të vetëm.
Presidenti i ri më së fundmi ka thënë se çdo gjë po negociohet për këtë politikë. Kina u përgjigj se ky parim nuk ishte i negociueshëm.
Ky pozicion konfliktues ngre pikëpyetje serioze mbi trajektoren e marrëdhënieve midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
Por, Trump po shfaq një shkallë pragmatizmi mbi çështjet e tjera me Kinën. Ai është tërhequr nga një premtim i mëparshëm për të etiketuar Kinën si manipulator të këmbimit tëmonedhës. Tani shprehet i hapur për bisedime.
Marrëveshja bërthamore me Iranin mund të rimendohet
Për Presidentin Obama, marrëveshja që hoqi sanksionet kundër Iranit në këmbim të garancisë se nuk do të zhvillonte me armë bërthamore kishte një kuptim historik.
Por, për DonaldTrump, i cili ngre shqetësimet e republikanëve, ka qenë marrëveshja më e keqe e negociuar që ka parë.
Ai tha se anulimi i saj do të jetë një nga prioritetet e qeverisjes së tij, por pa specifikuar se çfarë do të bëjë.
Prishja e marrëveshjes do të ketë ndikim të gjerë në Lindjen e Mesme. Irani është aktori kryesor në konfliktin sirian dhe rival i Izraelit dhe Arabisë Saudite.
Ministri i Jashtëm i Iranit, JavadZarif, i ka kërkuar Trump-it që të mbetet i angazhuar ndaj marrëveshjes bërthamore. Ai është shprehur seDonaldTrump duhet të respektojë marrëveshjen që ka shkatërruar disa prej superfuqive bërthamore.
Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah AliKhamenei, u tregua më i hapur. Nëse ata tërhiqen, ne do t’i vëmë flakën, cituar nga Associated Press.