Adelina Toli: Fred Peza është babai i tim biri, askush nuk më ka kërcënuar
Flet për herët të parë ish bashkëshortja e deputetit Alfred Peza. Adelina Toli, pas lajmit që ka qarkulluar dintë e djeshme lidhur me deklaratën e saj në prokurori. Disa media shkruajtën dje se ish-bashkëshortja e Pezës kishte pranuar ti tregonte të gjitha me kusht që të ofrohej siguri djalit që ka me deputetin e PS-së…
Por një gjë e tillë përgënjeshtrohet tërësisht nga Toli. Ajo ka deklaruar për Newsbomb se kurrë nuk e ka deklaruar një gjë të tillë dhe se të gjitha janë shpifje të ulëta. Si njohëse e mirë e medias, pasi dikur ka qenë pjesë e “Koha Jonë”, ish gruaja e Pezës thotë se i vjen keq për llumin që sipas media është sot.
“Janë pikërisht ata që na kanë mësuar dikur gazetarinë ne, që shkruajnë gjëra të pavërteta sot. Unë jam shprehur e gatshme për t’ju përgjigjur çdo pyetje të Prokurorisë deri në fund të hetimit. Por kurrë nuk kam kërkuar sigurinë e tim biri. Nga çfarë është i rrezikuar im bir? Nga i ati?!! Kjo është tërësisht qesharake dhe absurde” – ka deklaruar për ish-gruaja e deputetit.
Toli thotë se me ish-bashkëshortin Peza ka raporte normale dhe pasi lexoi gjithëçfarë ishte shkruar dje, ka komunikuar me të për ti thënë se asgjë nga ato që qarkullon nuk është e vërtetë dhe se ajo s’ka thënë asnjëherë asgjë të tillë.
“Në fund të gjithçkaje, Fredi mbetet babai i tim biri. Është kaq e thjeshtë. Mua më vjen keq që janë pikërisht kolegët e tij ata që i janë hedhur sot të gjithë në sulm”- ka deklaruar Toli.
Lidhur me Vendimin e Gjykatës, ish gruaja e deputetit thotë se është një vendim i para 7 viteve dhe çdo gjë është sqaruar tashmë.