Nëse ju ka ardhur ky mesazh, ju jeni zyrtarisht duke u përgjuar nga shteti
“Edi Rama perdor Agjensine Kombetare te Shoqerise se Informacionit per pergjimin masiv te qytetareve!” Kjo akuzë e rëndë i vjen kreut të qeverisë nga ish –kryeministri Sali Berisha, i cili në faqen e tij në facebook ka postuar një mesazh të gjatë të dërguar nga një zyrtar, siç thotë ai.
Zyrtari i larte dixhital denoncon:
– Dergimin e nje mesazhi te çuditshem me dt 17 janar nga numri i shkurtuar i AKSHI-t, abonenteve te te gjitha kompanive celulare.
-Vet mesazhi ka qene i pakuptimte si permbajtje, siç tregon fotoja, vazhdimesi e perseritur e tre – kater shkronjave por ka patur ne fund te sakte emrin (jo mbiemrin e qytetarit).
Zyrtari i larte dixhital akuzon Edi Ramen se ka urdheruar me kushurire Hariton AKSH-in per kryer kete krim me qellimin e vetem per te marre keshtu IMEIn e celulareve dhe te dhenat private te qytetarit, permbajtjen e komunikimieve te tij private!
– Kapur ne skandal nga reagimet e qytetareve, Harito dhe AKSHI per te fshehur gjurmet e krimit masiv, iu dergon mesazhin e dyte qytetareve, me te cilin perpiqet te qetesoje ata duke kerkuar ndjese per nje problem teknik!
U bej thirrje Prokurorise se Shtetit dhe Komisionit te Sigurise Kombetare te Parlamentit te hetojne me urgjence dhe te vendosun para ligjit te gjithe ata qe dhane urdher dhe realizuan kete akt te rende kriminal, antikushtetues me te cilin Edvin Kristaq Rama kerkon te vendose nen pergjim qytetaret e ketij vendi.
Lexoni me poshte mesazhin e zyrtarit te larte dixhital.
“Pershendetje Dr jam nje punonjes i AKEP-it.Dua te denoncoj nje akt shume te rende kriminal te AKSHI -it me dt 17 mijra abonentëve u ka shkuar një mesazh i cuditshem në celularët e tyre ( fotoja e parë) nga një numer i shkurtuar.
Bëra një verifiki i dokumentave ketu ne AKEP pashë që nr i shkurtuar 50505 është numër që AKEP i ka alokuar Agjensise Kombetare të Shoqerisë se Informacionit ( AKSHI) me kërkesë të saj.
Duke qënë se numri 50505 eshte i konfiguruar tek secili operator celular per llogari te AKSHI-t, kështu që sms u ka shkuar mijra përdoruesve të cilët me shqetësim kanë relatuar ankesat e tyre pranë kompanive. Shqetësim ka qënë për arsye se edhe pse mesazhi ka qënë i pakuptimtë në përmbajtje, në fund të tij kishte të saktë emrin e abonentit( pa mbiemër).
Sic duket ky alarm i shpërndarë nga operatoret celulare në lidhje me ankesat e abonentëve të shqetësuar për sigurinë e të dhënave personale apo dyshimin për ndonjë shkelje të privatësisë së tyre, ka ” detyruar” AKSHI- n të ridergojë një sms të dytë ku kërkohet ndjesë për shqetësimin.( fotoja e dytë).