Nuk mbyllën shkollat e Gylen, Erdogan hakmerret ndaj Maqedonisë
Pas shfuqizimit të marrëveshjes për njohjen e diplomave nga Qeveria Turke, në Turqi më nuk njihen diplomat e universiteteve të Maqedonisë
Vendimi është sjellë më 12 dhjetor, dhe kjo konsiderohet si një përgjigje ndaj autoriteteve të Maqedonisë pasi që nuk u ndërmorrën pasa kundër organizatave dhe shkollave private që dyshoheshin për lidhje me lëvizjen e Fetylla Gylen, i cili dyshohet si organizator i puçit në Turqi, vitin e kaluar gjatë më 15 korrik. Në shënjestër ishin shkollat e mesme me emrin “Jahja Kemal”, javorja “Zaman” dhe shkolla për kurse të gjuhës “Sedef”./INA
Please follow and like us: