Albspirit

Media/News/Publishing

Opozita e Tiranës, optimiste në Washington, postimi i Fatmir Mediut

 

“Të dashur miq! Momente të jashtëzakonshme këto në Washington mes miqsh në Senat dhe Kongres dhe Heritage Foundation. Filluam me një pritje në shtëpinë e Senatorit dhe kandidatit Republikan për President, Ted Cruz, së bashku me Bashën.

Sot dita filloj me një takim më ish-kryetarin Newt Gingrich këshilltar dhe i Presidentit Trump dhe me ekipin e tranzicionit Ed Fullner, Beky Donlop, Stephen Moore dhe William Walton.

Më tej një drekë pune me kongresmenin Aderholt dhe Dana Rohrabacher. Së bashku me Bashën bëmë prezent situatën e rëndë në Shqipëri me krimin dhe korrupsionin, trafikun e drogës dhe këmbënguljen e Ramës për të manipuluar zgjedhjet nëpërmjet strukturave të shtetit të lidhura me krimin si dhe parave të drogës.

Senatori Cruz dhe në takimet e tjera theksoi se do te ketë një angazhim të ri te Administratës Trump, për zhvillimet në një vend si Shqipëria aleat i SHBA-së në NATO i cili duhet të plotësojë të gjithë detyrimet për respektimin e votës së qytetarëve dhe një qeverisje të painkriminuar.

Ata theksuan se do ndjekin me vëmendje zhvillimet në Shqipëri dhe do jenë në mbështetje të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme si dhe çlirimin e Shqipërise nga korrupsioni dhe interesa që s’kanë asgjë të përbashkët me partneritetin e Shqipërisë me SHBA-të”, shkruhej në statusin e Mediut në “Facebook”.

Please follow and like us: