Albspirit

Media/News/Publishing

Piro Ahmetaj: Inaugurimi Presidentit të 45 të SHBA

Të dashur miq,

Paraprakisht, dëshiroj t’Ju shpreh mirënjohjen e sinqertë Bashkëkryetarit të Komitetit për Çështjet Shqiptare në Senatin e SHBA, Senatori Gery C. Peters, dhe kolegëve amerikanë (personalitete të fushës sigurisë), me të cilët për 20 vjet kam bashkëpunuar në strukturat e integrimit të MM, në NATO, si Zv/SHSH dhe Këshilltar i Presidentit, të cilët më mundësuan pjesëmarrjen në këtë ngjarje.

Ndërsa, për “moralistët diabolik” qartësoj se, bileta e pjesëmarrjes as nuk mundet të blihet as shitet. Ajo nuk është as llotari, as telebingo dhe as teser partie për militantët! Ato adresohen në mënyrë të dedikuar nga Senatorët, Kongresmenët, etj dhe më tej zyrtarizohen nga Komiteti i posaçëm i Kongresit për Inagurimin, me Kryetar Senatorin Roy BLUNT.

Sigurisht, për mua do të mbetet një memorie shumë e çmuar në aspektin njerëzor, vlerësim në udhëtimin profesional dhe përgjegjshmëri për adresimin e lidhjeve krijuar përgjatë ushtrimit të detyrave zyrtare, në interes të partneritetit strategjik mes dy vendeve tona.

Është një ngjarje tradicionale, ceremoniale dhe institucionale në ndërrimin e Presidentëve të SHBA-ve. Përveç dimensionit festiv, betimit, kalimit të pushtetit, Presidenti Donald John TRUMP, mbajti fjalimin e parë, para popullit amerikan dhe mbarë botës, duke shpalosur objektivat madhore në 4 vitet në vijim!

Në çështjet e sigurisë, përtej “leximeve” populisto-bolshevike, besoj fort se në themel të qasjes dhe projektit të “Ekipit Trump”, mbetet shkundja, transformimi dhe ri-vitalizimi i statukuosë së establishmentëve dhe institucioneve globale të Sigurisë (UN, NATO, BE), rajonale dhe atyre kombëtare.

Parë kështu, përveç kënaqësisë dhe privilegjit, pjesëmarrjen dhe takimet, i çmoj edhe si motivim të fort për të kontribuar me eksperiencë, ekspertizë, përkushtim, përulësi dhe përgjegjshmëri për transformimin, ri-vitalizimin dhe pragmatizimin e sistemit, instrumenteve dhe kapaciteteve të Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare, në dobi të sigurisë së jetës dhe prosperitetit të qytetarëve, stabilitetit demokratik të shoqërisë, paqes dhe interesave mbarëkombëtare në rajon dhe më gjerë.

Shpresoj, besoj dhe uroj që, bashkëpunimi me SHBA do të vijoj dhe do të forcohet jo vetëm në këto 4 vjet të “presidencës Trump”, por edhe për 100 vitet në vijim, si një projekt me interesa kritike reciproke mes dy vendeve.

Zoti e bekoftë dhe e përjetësoftë partneritetin strategjik SHBA – Shqipëri!

Ju uroj fundjavë sa më të këndshme,

përzemërsisht
Piro Ahmetaj
Washington DC, 20 Janar 2017

(Marrë nga faqja zyrtare në Facebook)

Image may contain: one or more people, crowd and outdoor

Image may contain: one or more people, people standing, crowd and outdoor

Image may contain: 1 person, crowd, basketball court and outdoor

No automatic alt text available.

Please follow and like us: