Albspirit

Media/News/Publishing

Historia e agjentit të Sigurimit që gërmonte në mbeturinat e ambasadave

Ishte viti 1984. Varfëria kishte kapluar të gjithë vendin. Edhe ata që kishin punë të mira. Historiani Kastriot Dervishi ka sjellë historinë e një punonjësi të Sigurimit të Shtetit që kontrollonte në kazanët e plehrave të ambasadave të huaja të vendosura në Tiranë.

“Një punonjës i Sigurimit të Shtetit vrojtonte në mënyrë të kamufluar ambasadat e huaja në Tiranë. Mirëpo prej kohësh ai bënte edhe një punë tjetër, pastronte për nevoja personale kazanët e plehrave të këtyre ambasadave, duke nxjerrë prej tyre në mënyrë sekrete gjëra të vlefshme për familjen e tij. Në këto kazanë, punonjësi heroik i sigurimit, me origjinë sigurisht nga zona e parë operative, merrte plaçka të vjetra dhe i çonte në shtëpi. Sado që partia tonë heroike e kishte indoktrinuar punonjësin e Sigurimit për jetën keqe që bëhej në Perëndimin “e degraduar” e në “kalbëzim”, prapëseprapë, punonjësi i Sigurimit zhytej në mënyrë sistematike në kazanët e plehrave të ambasadave. Lumturohej teksa nxirrte prej andej ndonjë palë pantallona të vjetra e të ndotura apo ndonjë këmishë të grisur, por me ngjyra të ndezura. Rasti në fjalë, i vitit 1984 u bë problem në atë kohë për të trembur punonjësit e tjerë të Sigurimit, të cilët edhe ata “kullotnin” dendësisht në plehra në mënyrë të kamufluar” – shkruan Dervishi.

Please follow and like us: