Albspirit

Media/News/Publishing

“Një jetë” në Greqi, i zhduken 150 milionë nga llogaria bankare

Emisioni “STOP sjell denoncimin e radhës nga një qytetar, i cili prej 22 vitesh ka jetuar në Greqi, por për shkak të rrethanave të jetës është kthyer në atdhe dhe jeton në qytetin e Lezhës. Altin Baruti, në vitin 2013 vendos që kursimet e tij financiare t’i depozitonte në një bankë të nivelit të dytë dhe pikërisht këto kursime i depozitoi në “X bank”, për shkak të përqindjeve të larta që mund të përfitonte.
Kam jetuar prej 22 vitesh në Greqi, i martuar me dy fëmijë. Djali i madh ka pasur një problem nga dëgjimi është shurdh memec dhe jam detyruar e kam bërë operacion në Greqi. Pas operacionit kam ndenjur edhe pak kohë në Greqi dhe më pas vendosa të kthehesha në vendin tim. Nga Berati që jam nuk kishte shkollë të tillë për fëmijën tim dhe me anë të një njeriut tim që jetonte në Lezhë më sugjeroi, që një e tillë është në këtë qytet. U afruam pranë shkollës dhe shumë e përshtatshme për fëmijën.
Çfarë shkolle është kjo?
Është shkollë jo publike, e cila ka logopedist brenda, që bën të mundur rehabilitimin e fëmijës.  Kur vendosa të depozitoj lekët në bankë kam pyetur në shumë banka dhe vetëm tek “Tirana Bank” gjeta përqindjet më të larta dhe kjo ishte arsyeja që këto lekë i tërhoqa në tre këste dhe i çova tek kjo bankë. Pas një ore më bie telefoni dhe më thotë: “Jam Altin Jaku, drejtor i “Tirana Bank”. Shkoj në bankë me bashkëshorten, konsultohem me ish – drejtorin dhe më thotë që do të flas me qendrën, që të ofrojmë përqindje më të larta. M’u dha një përqindje e konsiderueshme dhe firmosa edhe kontratën.”
Prej gati dy vitesh, Altini pretendonte se shuma prej 150 milionë lekësh të vjetra ishin në bankë, por në fakt ishte krejt e kundërta.
“Ish – drejtori i bankës më merr në telefon dhe më thotë që më duhen 20 mijë euro. U habita me thënë të drejtën, por meqënëse më kishte premtuar shumë gjëra dhe i them që të ndihmoj duhet të prish kontratën nga banka dhe t’i jap me qejf se më ke thënë shok e të kam thënë shok. Jo më thotë, në bankë je në rregull, mos e prish përqindjen e lekëve. Ai më kërkoi që t’i gjeja në njerëz, pasi për 15 ditë i duheshin ato para. I mora lekë xhaxhait dhe kaluan shumë muaj dhe ai nuk po mi kthente lekët. U detyrova të shkoja në bankë, që të tërhiqja lekët e mia dhe t’ia jepja xhaxhait. Shkoj në bankë, interesohem të prish kontratën. Në atë moment punonjësit e bankës më thonë që ti nuk ke lekë këtu në bankë. I thashë po talleni me mua?!”
Pas skandalit që ndodhi në filialin e “Tirana Bank” në qytetin e Lezhës, vetë zoti Baruti kontaktohet nga presidenti i “Tirana Bank”, shtetasi grek, i cili kërkon një takim me të.
“Drejtori i madh më ka thënë, a je i gatshëm të bësh një denoncim, siç e bëre paradite? Po i kam thënë. Bëra denoncimin përsëri dhe të nesërmen në orën 11.30 më ka telefonuar sërish drejtori i Shkodrës dhe më ka thënë që ndodhem në Shëngjin me grekun, me drejtorin e madh. Më thotë mund të bëni një ballafaqim me të? I’u them, po! U takova me grekun, i kam treguar gjërat siç ndodhën dhe më thotë ai, që për 10 ditë do t’i kesh lekët në bankë.”
Vetë banka i bën një kallëzim penal ish – drejtorit të filialit të “Tirana Bank” në qytetin e Lezhës, Altin Jaku, pranë prokurorisë së këtij rrethi. Pas kallëzimit, çëshja iu dorëzuar prokurorit Bardhok Lleshi. Sapo ky rast mbërriti në prokurori, çëshjta u ndërlikua.
“Në prokurori kam vajtur mbi 500 herë të pyes se çfarë bëhet me çështjen time dhe figuron që këto transferta që ka bërë Altin Jaku, del sikur i kam bërë unë.
Çfarë thonë këto transferta, janë katër të tilla?
Në datën 9 dhjetor të 2013, unë kam marrë mandatin që kam këto lekë në bankë dhe para datës 9 dhjetor janë bërë dy transferta, ku njëra është 20 mijë euro dhe tjetra 45 mijë euro.
Tek kush kanë kaluar, pra nga emri yt tek kush?
Kanë kaluar nga emri im tek një kambist Noel Sh.p.k. Ndërsa dy tranfertat e tjera kanë kaluar nga emri im tek Inida Kruja me shumë 41 milionë lekë dhe 11 mijë euro po tek i njejti person, që rezulton si e fejuara e Altin Jakut.”. Nëpërmjet një kamere të fshehtë realizuar me ish punjonjësin e bankës del se si rasti i Altin Barutit, ka edhe të tjera raste. Madje punonjësit e këtij filiali, habiteshin me jetën e luksit që bënte Altin Jaku.
Ish-punonjësi–Duke ditë, sesi i ka marr ato lekë, që të flasim kështu dhe me i shpenzuar një person tjetër dhe mos t’i gëzojë Altin Baruti,  se Altin e ka dhe ky tjetri, mos t’i gëzojë, t’i harxhojë dikush për budallëqet e veta, se realisht nuk e di, ku i ka çuar.
Të thotë Arditi diçka, nuk ka shans me ia fut, sepse unë Altin Barutit i kam hapur llogari. Po të shkosh te banka, të kontrollosh dosjen, aty ke firmën time, që kur ka ardhur klienti aty, i kam hapur llogarinë, më ka kërkuar depozitë 70 mijë euro. Mua në Prokurori më thanë një vlerë tjetër.
Qytetari-150 milionë lekë fiks, 150 milionë lekë.
Ish- punonjësi–Ky i ka marr ato lekë, për të financuar, ka harxhuar budallëqe tjera, me shëtitje me të dashurën e vet, domethënë pafund. Se të gjithë habiteshim, si ka mundësi, që i del një personi me 1 milionë e gjysmë rrogë, i del të shkojë jo në Francë, jo në Itali, jo andej, jo këtej xhiro, kjo ishte habi për ne.
Qytetari– Me një fjalë, problemi qëndron vetëm te drejtori i bankës, Altini.
Ish-Punonjësi- Ai i ka marrë lekët. I ka marrë atij, e i ka marrë një mikut vet, që e di unë, që jam takuar rastësish me të. I ka marrë 100 milionë lekë, shokëve të mi, që ju ka marrë 5 mijë eurosha, ka pafund. E ke parasysh, se kur ka plas e para, kanë dalë të tjerat, ai ka pafund me njerëz individë, me individë ka pafund.”
Në fund realizohet një bisedë me vetë Altin Jakun, i cili e pranon se këto para i ka marrë vetë ai.
“Qytetari– Si je?
Altini– Si kalove?
Qytetari –Për kafe je?
Altini – Po.
Qytetari –Hajde ta pimë një kafe.
Qytetari– A ka një ballafaqim në prokurori, apo çfarë mund të bëhet?
Altini –Po, o burrë, na kanë thirrë tash dy, ballafaqimin e bën, se Altini e ka kërkuar një gjë të tillë, të paktën çfarë më ka thënë mua oficerja gjyqësore është, se ka kërkuar Altini ballafaqim.
Altini –Nuk ka përfitim, që unë me u fut brenda, me shku si thotë ky, me shku me pranu diçka, që të dënon 10 vjet.
Altini –A mendon, që ia vlen me shku, me u ba marrëveshja? Sinqerisht ta them, nëqoftëse mendon, që ia vlen, se nuk ke çfarë, përveçse të betohem, na hap rrugë ba me ba marrveshje. Se direkt sa të bëhet marrëveshja, shkoj e i them zonjë e mirë, ja ku ke një marrëveshje, që kemi bërë me njëri – tjetrin, shkoj e ia paraqes oficeres gjyqësore.
Altini – A ia kam mohuar në ndonjë moment këtë, duhet të kuptojë ky, që unë asnjëherë nuk i kam thënë, që nuk t’i kam ato lekë kurrë, që këtu kuptoje, që unë kam thënë gjithmonë dhe ta deklaroj aty, që të kam kaq lekë.
Frika ime ishte, që unë nuk t’i kam dhënë lekët në dorë dhe të pranoj atë gjë.
Jo prit, ka bërë padi banka, që Altini i ka marrë Altinit tjetër kaq lekë dhe të thirrin, a t’i ka marrë o zotëri, apo ke bërë marrëveshje me të, sepse ai do të sqarojë situatën, çfarë të bëj me Altinin, ta dënoj apo mos ta dënoj.”.

Please follow and like us: