“Platforma shqiptare nga Tirana do ta ndezë luftën në Ballkan”
Platforma shqiptare nga Tirana, e cila kërkon ndryshime kushtetuese është e rrezikshme për Republikën e Maqedonisë. Kështu mendon politikani veteran nga Shkupi, Stojan Andov.
Ai ka frikë se më këtë platformë në kufijtë drejtë Serbisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, përskaj flamurit maqedonas do të valoj edhe flamuri i Shqipërisë.
Sipas tij, kjo platformë do të ketë edhe efekte të tjera si:dy gjuhësia në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në të gjitha institucionet lokale në gjithë territorin e vendit.
“ Nëse ndodhë kjo, do të jetë një flamur i kuq për një urra drejtë nesh nga vendet fqinje, përpos nga Kosova dhe Shqipëria. Ata do të mendojnè se me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni janë zgjeruar kufijtë shqiptar…’, është shprehur ai në një shkrim autorial.
Andov shkon aq larg saqë platformën e sheh si rrezik të madh për konflikte të mëdha në Ballkan. (INA)