Blushi: Partitë e vjetra përfaqësojnë të pasurit, LIBRA do të ulë taksat për shtresën e mesme
Kreu i LIBRA-s, Ben Blushi propozon që të vendosen më pak taksa për shtresën e mesme shqiptare.
“LIBRA ka vendosur të jete Fuqia e Shtresës së Mesme.
“Në Shqipëri shtresa e mesme është jetime dhe në gjithë këto vjet është braktisur duke u tkurrur dhe duke u varfëruar”, shkruan Blushi ne Facebook.
“Partitë e Vjetra përfaqësojnë vetëm të pasurit në emër të të cilëve bëjnë ligje duke i futur dhe në parlament. Ne do i ulim taksat për shtresën e mesme, do stimulojmë bizneset invovative dhe do reduktojmë tatimin mbi të ardhurat e mijëra profesionistëve të shkolluar të cilët paguajne sot më shumë se pronarët e tyre. Një administrator kompanije sot paguan deri në 23 për qind taksë mbi pagën, ndërkohë që pronari paguan 15 për qind. LIBRA do ta përmbysë këtë padrejtësi qe takson dhjamin më shumë se trurin”, perfundon reagimi i tij.