Princi danez i blen gruas për ditëlindje ishullin 10 milion dollarësh
Princi danez Frederik, i ka blerë gruas së tij për ditëlindjen e saj të 45-të, hiç më pak se një ishull në Tansimani në vlerë prej dhjetë milionë dollarë.
Ishulli do të mbajë emrin e Princeshës Mary dhe ky është një nga ishujt e rrallë privat në zonën e Tasimanisë.
Princesha Maria ka lindur në Australi dhe është shumë e lidhur me vendin e saj, andaj princi, sipas New Idea, vendosi që t’i bëjë asaj një surprizë të këndshme.
“Ka negociuar prej kohësh për blerjen e ishujve, por asgjë nuk ka mundur ta ndalojë, madje as shuma e madhe e parave prej 10 milion dollarësh që ai ka shpenzuar për këtë qëllim”, tha një burim nga pallati mbretëror.
Blerja fundit e njohur e ndonjë ishulli në këtë zonë është bërë në vitin 2016, kur një biznesmen singaporian ka blerë Waterhouse për pak më shumë se pesë milionë dollarë.