Senati amerikan konfirmon Mike Pompeo si drejtorin e ri të CIA
Me 66 vota dhe 32 kundër, Senati amerikan ka konfirmuar Kongresmenin e Kansas, Mike Pompeo si drejtorin e ri të Agjencisë Qëndore të Inteligjencës, CIA.
Pompeo ka pasur mbështetjen e demokratëve dhe e vetmja opozitë për të erdhi nga republikani, Rand Paul.
Sipas raportimeve të CNN, një numër demokratësh kanë kundërshtuar perspektivat e 53 vjeçarit mbi torturën (ai nuk kundërshton torturën e quajtur “waterboarding”).
Mike Pompeo, i zgjedhur republikan, është vetëm anëtari i tretë i administratës së Donald Trump që është konfirmuar në postin e tij.
Please follow and like us: