Albspirit

Media/News/Publishing

Trump nënshkruan dy urdhra të tjerë ekzekutivë

​ Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka zemëruar ambientalistët duke nënshkruar urdhëra ekzekutivë që mbështesin dy tubacione të diskutueshme të naftës.

Trump ka mbështetur projektet e Keystone XL dhe Dakota Access, me kusht që të përdoret çeliku amerikan.

Administrata e Obamas në fund të vitit 2015 ndaloi Keystone, që do të mbarte naftë të papërpunuar nga Kanadaja në Teksas.

Ushtria ka vendosur vitin e kaluar për të eksploruar rrugë të tjera  derisa të martën në mëngjës, në  Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se të dy projektet do të jenë subjekt i termave dhe kushteve të rinegociuara, transmeton Klan Kosova.

Derisa ai nënshkroi marrëveshjen për Keystone XL, presidenti tha se do të krijohen më “shumë vende pune, rreth 28.000 vende pune”.

Please follow and like us: