Albspirit

Media/News/Publishing

19 kandidatë në garë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Komisioni administrativ i Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e kritereve për prokurorët që kandidojnë për Këshillin e Lartë të Prokurorisë iu ka dhënë të drejtën të 19 aplikantëve të kandidojnë për pozicionin e anëtarit në këtë strukturë të re.

Sipas komisionit, të gjithë aplikantët plotësojnë kushtet formale për të kandiduar.

Në këtë mëyrë, komisioni i përbërë nga pesë anëtarë iu dha mundësinë të 19 aplikantëve të kandidojnë për anëtarë të KLP, të cilët janë:
Nga Prokuroria e Përgjithshme
1. Anila Leka- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
2. Kostaq Beluri- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
3. Ramadan Troci- Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme
Nga Prokuroritë e Apelit
4. Luan Kaloci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë
5. Bujar Hoti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Durrës
6. Arben Dollapaj- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
7. Besa Nikehasani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër
Nga Prokuroritë e Shkallës së Parë
8. Adriatik Cama- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
9. Antoneta Sevdari- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
10. Arben Nela- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
11. Dritan Rreshka- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
12. Shpetim Kurti- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë
13. Besnik Muci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
14. Gentian Osmani- Prokuror pranë Gjykatës për Krimet e Rënda
15. Besnik Cani- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan
16. Elsion Sadiku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë
17. Dritan Prenci- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës
18. Arta Marku- Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër
19.Vatë Staka – Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër/CityNews

Please follow and like us: