Pas akordimit të fondit të tretë për Finon, shpërthejnë rrjetet sociale: Çfarë ndodhi me mamanë e vajzës me tumor që i kërkoi ndihmë Ramës?
Vetëm pak orë më parë Këshilli i Ministrave miratoi sot fondin e tretë për mjekimin e deputetit Bashkim Fino. Deputeti 55-vjeçar po kurohet në Itali nga një sëmundje e rëndë.
Por menjëherë pas lajmit për akordimin e fondit, shpërthejnë rrjetet sociale të cilat kujtojnë historinë e mamasë së vajzës së vogël me një sëmundje të rëndë tumoriale, e cila i kërkoi ndihmë kryeministrit Rama.
Portali “JOQ” shkruan se kryeministri në mënyrë paradoksale miraton një fond për një politikan 55-vjeçar, i cili ka një gjendje të caktuar ekonomike, jeton ne ish-Bllok përballë shtëpisë së Enver Hoshës dhe nuk e bën një gjë të tillë për një vogëlushe me shumë premisa për të ardhmen por pa asnjë mundësi ekonomike.
Sipas portalit, mamaja e Reas, Enkelejda i ka kërkuar ndihmë kryeministrit, por ajo çfarë ka marrë si përgjigje ka qenë vetëm një “Block”. Pra një përgjigje akoma më e rëndë sesa thjesht mosmiratimi i fondit.