Trump kërkon “hetime” për pretendimet e tij për vjedhje të votave
Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se do të kërkoj “hetim madhor” lidhur me pretendimet e tij për vjedhje të votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të vitit të kaluar, përkundër konsenzusit të përgjithshëm se kjo gjë nuk ishte gjërësisht e përhapur.
Në një postim të sotëm në rrjetin Twitter, zoti Trump tha se hetimet duhet të fokusohen në personat “e regjistruar për votim në dy shtete, ata të cilët janë ilegalë dhe ata që janë të regjistruar, por kanë vdekur”.
Sipas tij, “varësisht nga rezultatet, ne do t’i forcojmë procedurat votuese”.
Zoti Trump ka fituar me votat e Kolegjit Elektoral për çdo shtet, që ia mundësuan atij triumfin me dallim solid kundër kandidates demokrate, Hillary Clinton.
Por, zonja Clinton e ka fituar të ashtuquajturën votë popullore, pasi i ka pasur 2.9 milionë vota më tepër se Donald Trump.
Zoti Trump pat sugjeruar se humbja e tij në votën popullore kishte ndodhur për shkak të mashtrimit votues, por ai nuk e ka arsyetuar pretndimin e tij.
Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, anëtar i Partisë Republikane, tha dje se ai nuk ka parë dëshmi që e mbështesin pretendimin e zotit Trump.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, po ashtu, dje tha se Donald Trump mendon se kanë votuar miliona imigrantë ilegalë.