Vajza e Michael Jackson shokon: Babai im është vrarë
Vajza e Michael Jackson, Paris Jackson ka deklaruar se babai i saj është vrarë, ndërsa ka zbuluar se disa herë ka tentuar vetëvrasjen pasi është përdhunuar kur ishte adoleshente.
Në një interviste për revistën Rolling Stone, vajza 18-vjeçare e yllit të popit ka rrëfyer se gjithmonë ka besuar se vdekja e babait të saj ishte vrasje.
“Edhe mua do të më vrasin ndonjë ditë”, ka thënë 18-vjeçarja në një intervistë për revistën.
Paris ishte vetëm 18 vjeçe kur Michael Jackson ndërroi jetë nga një atak kardiak në vitin 2009, i shkaktuar nga një përzierje ilaçesh qetësuese.
Please follow and like us: