Albspirit

Media/News/Publishing

Vettingu, Kuvendi publikon emrat e kandidatëve për KED

Kuvendi ka publikuar emrat e kandidatëve të propozuar si anëtarë të këshillit, që do të merren me zbatimin e Vettingut në Shqipëri. Listat me të gjithë emrat janë publikuar zyrtarisht nga Kuvendi, ku sqarohet se përzgjedhja e anëtarëve do bëhet me short, bazuar mbi këto lista.

“Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë në mbështetje të pikës 3 të nenit 149/d dhe pikës 11 të nenit 179 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 221 dhe 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, ka njoftuar organizimin e shortit për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Përzgjedhja e anëtarëve me short do të bëhet nga listat që i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë nga institucionet përkatëse, në zbatim të nenit 284 të ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Më poshtë kopje të shkresave zyrtare drejtuar Kuvendit.

Please follow and like us: